Gjermania përkrah Ushtrinë e Kosovës

Sot Kosova ka transformuar Forcën e Sigurisë në Ushtri të Kosovës.

Lajme

14/12/2018 16:48

Edhe qeveria gjermane ka folur për formimin e ushtrisë, duke e parë zemërimin e Serbisë thane se kjo nuk duhet të përdoret për të përshkallëzuar tensionet në rajon, trasnmeton lajmi.net.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane Rainer Breul tha: “Kosova, si një shtet Sovran, ka të drejtë të krijojë forca të rregullta të armatosura”.

Ai vuri në dukje se transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës duhet të jetë një process gjithëpërfshirës që përfshinë edhe pakicën serbe të Kosovës dhe duhet të jetë në konsultim të ngushtë mbi të gjitha me NATO-n dhe aleatët e NATO-s.

Breul theksoi nevojën që Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet. Ai tha: “Ne apelojmë për të dy palët që të jenë të përmbajtura. Miratimi i ligjeve nuk duhet të përdoret si pretekst për përshkallëzim të mëtejshëm.  /Lajmi.net/