Gjergji: LGBT e kanë respektin njerëzor, por jo moral

Vikari gjeneral i Kosovës, Don Lush Gjergji, duke folur për komunitetin LGBT, ka theksuar se ata përfaqësojnë një temë jo të natyrshme, jo morale dhe jo shpirtërore.

Lajme

16/03/2015 23:29

Këto komente Gjergji i  bëri në emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’ në TV Rrokum.

Gjergji tha se homoseksualët e kanë vendin e tyre në shoqëri dhe respektin njerëzor, por jo edhe atë moral.

“Një tendencë e tillë s’duhet shndërruar në përkrahje e tyre që si komunitet të ndikojnë tek morali e prishja e familjes”, ka thënë ai për TV Rrokum.