Gjergji: Kemi histori të lashtë por punën nuk po e bëjmë si duhet

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, mospranimin e Kosovës në UNESCO e ka cilësuar si zhgënjim këtë fakt, por asesi si dëshpërues.

Lajme

10/11/2015 07:46

“E pritëm me jo gëzim lajmin për mospranimin e Kosovës në UNESCO, dhe në një mënyrë jo të pritur.”

“Unë personalisht  mendoj që Kosova e ka vendin në organizata ndërkombëtare dhe ky ishte një zhgënjim i vogël, por asesi dëshpërim. “

“Duhet t’i falënderojmë miqtë dhe dashamirët që e kemi krijuar atë që është Republika e Kosovës.”

“Ky nuk është fundi i botës, dy vite në histori nuk janë asgjë,” tha Gjegjji, njofton Klan Kosova.

I pyetur rreth rolit të klerit fetar në Kosovë, ai tha se  e kanë kryer pjesën e tyre dhe se duhet të punohet më shumë nga të gjithë pasi kemi çfarë të prezantojmë.

“Ne kemi bërë pjesën tonë, në rend të parë e kemi nënshkruar deklaratën e përbashkët për anëtarësim”.

“Si Kosovë kemi shumë çfarë të prezantojmë, kemi vlera, kemi trashëgimi , por ndonjëherë nuk po e bëjmë punën siç duhet.”

“Vatikani në UNESCO është vetëm në rolin e vëzhguesit, nuk e di se çfarë mund të bënte, por para se të mendojmë çfarë mund të bëjnë të tjerët për ne, duhet të mendojmë çfarë po bëjmë ne për vete,përfundoi Don Lush Gjergji, njofton Klan Kosova.