Gjërat të cilat nuk i keni ditur për Kayne West

Kanye West në listën e reperëve të preferuar pa hezitim fut edhe veten.

ShowBiz

10/11/2016 18:34

Njihet si një ndër reperët më të famshëm në botë, por jo vetëm për këtë; ai është edhe tekstshkrues, producent si dhe dizajner.

Bashkëshorti i të famshmes Kim Kardashian, filloi të kompozojë këngë qysh në klasën e shtatë të shkollës fillore.

Ndërkaq, kur jemi të muzika ai pëlqen e hitin e John Legend, “All of me”.  Ndoshta mund të ju duket pak e çuditshme që top kënga e favorizuar nuk është ndojnë rep, por ja ky është Kanye.

Grupet e tij të pëlqyera janë Tribe, Radiohead, Modest Mouse, The Killers, kurse reprët e tij të preferuar janë Jay-Z, Eminem, 50Cent, Makavelli, Biggie Smalls mirëpo, West nuk ka harruar që në këtë listë ta fus edhe vetën. Pak narcizoid apo jo?

E dimë që reperët përfaqësojnë një komunitet paksa rebel, dhe dinë mjaft mirë të rimojnë në tekstet e tyre, në këtë vazhdë hyn edhe Kanye, por a e keni ditur se reperi nuk pëlqen të lexojë, ndonëse ka talent të shkruaj.

Kanye West, ka disa hobi ku hyjnë muzika, moda, videolojërat si dhe të luajë basketboll. E ekipi i tij i preferuar është Chicago Bulls. Ndërsa ngyrat që ai  pëlqen janë e kuqja dhe  vjollcë./21Media