Gjenevë: Rekord botëror, për një diamant në formë të zemrës – Lajmi.net
Gjenevë: Rekord botëror, për një diamant në formë të zemrës
Autori: Lajmi.net Bota 12:26, 18 May 2017
Diamanti i quajtur "Legjenda" është vlerësuar për shitje mes 14 dhe 20 milionë dollarëve.

Diamanti më i madh, i cilësuar si “i përsosur”, ka një formë të zemrës dhe është shitur dje në Gjenevë për gati 15 milionë dollarë. Për shtëpinë e ankandeve “Christie”, kjo shitje përbën një “rekord botëror”.

Ai është shitur për 14.99 milionë, duke i përfshirë taksat. Kjo shitje është një “rekord botëror” për një diamant me formën e një zemre, ka thënë zëdhënësja e “Christie”, Alexandra Kindermann.

Rekordi i mëparshëm për një diamant të tillë ishte arritur në vitin  2011. Atë vite, një diamant me 56.15 karat ishte shitur për 10.9 milionë dollarë.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play World Soccer Champion
  • Play Bow Master
  • Play 8 Ball Pool