Gjenerali serb: Oliver Ivanoviqin nuk e vranë shqiptarët

Gjenerali Miomir Stojanoviq, ish-drejtori i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë serbe dhe ish-kryetari i Komitetit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë, ka deklaruar se pas vrasjes së Oliver Ivanoviq nuk qëndrojnë shqiptarët.

Lajme

19/01/2018 14:39

“Vlerësimi im është se pas kësaj vrasjeje nuk qëndron faktori shqiptar, pasi ata mund ta vrisnin kur të donin, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Mendimi im është që kjo është vrasje me motive politike, ose vepër e grupeve kriminale në veri të Kosovës”, ka deklaruar Stojanoviq.