Gjendje e jashtëzakonshme: Stuhia shkul pemët në Shqipëri (Foto)

Pjesa më e madhe e Shqipërisë është përfshirë nga motit i keq me reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme.

Lajme

11/09/2017 19:25

Si pasojë e reshjeve ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve në disa qytete. Një prej tyre është aksi rrugor Fier-Levan, në të cilin trafiku është bllokuar herë pas here, pasi disa pemë janë rrëzuar në rrugë.

Në videot që ka siguruar Lapsi.al, dallohen autoritetet përkatëse që po merren me pastrimin e rrugëve, teksa duken edhe pemë të rrëzuara, që janë vënë anash rrugës