Gjendet trupi i një femre në lumin Drin

Një trup i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Drin. Kanë qenë banorët e zonës së Zall Dardhës në Dibër, ata që kanë njoftuar policinë.

Lajme

08/07/2016 15:10

Pas verifikimeve të para të policisë trupi i pajetë është i seksit femër dhe dyshohet se ka mbi 15 ditë që ndodhet në ujë.

Kufoma është pjesërisht e dekompozuar dhe nga kqyrja e trupit ajo dyshohet se është rreth 30-vjeçe.

Ajo është e veshur me një bluzë me ngjyrë të bardhë, pantallona të zeza, çorape me lule dhe se nuk ka shenja dhune. Ndërkohë policia po punon për identifikimi e viktimës.