Gjendet trupi i pajetë i Sali Gërqinës

Në ditën e pestë të kërkimeve është gjetur trupi i pajetë i kampionit të shumëfishtë të kërcimit në ujë, Sali Gërqina, raporton lajmi.net.

Lajme

01/07/2017 15:24

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podimaj, e cila i tha lajmi.net se

“Trupi i pajetë i Sali Gërqinës është gjetë para dhjetë minutave”, ka thënë ajo.

Për kërkimin e tij ishin angazhuar ekipet e policisë së bashku më FSK-së dhe një grup zhytës vullnetar nga Mitrovica.

Sali Gërqina është zhdukur ditën e martë pas një kërcimi nga Ura e Fshenjtë. /Lajmi.net/