Gjendet Toka e dytë në Univers

Sipas NASA-së, një planet që është tepër i ngjashëm me Tokën është zbuluar brenda galaktikës sonë ‘Rruga e Qumështit’. Ata besojnë se ai planet mund të përmbajë jetë.

Auto & Tek

15/02/2015 15:59

Planeti me madhësi sa të Tokës, i njohur si Kepler-186f, është i pari planet i gjetur brenda zonës ‘së banueshme’ të Universit, ku kushtet atmosferike janë në përputhje me presionin atmosferik dhe temperaturën – që lë të kuptohet se ekziston ujë i lëngshëm në atë planet.

Edhe planetë të tjerë ishin zbuluar më herët që pretendonin se mund të kishte jetë, por ky zbulim duket se tregon që Toka mund të mos jetë e vetmja që përmban jetë në këtë Univers, transmeton Lajmi.net.

Gjithashtu është i njohur fakti se katër planetë të tjerë sillen rreth yllit të këtij planeti. Mund të jetë gjithnjë e më e mundshme që jeta të gjendet në këtë planet.

Kepler-186
“Ne njohim vetëm një planet në tërë Universin ku ekziston jeta, e ajo është Toka. Kur kërkojmë për jetë jashtë sistemit tonë diellor, ne fokusohemi në gjetjen e planetëve që kanë karakteristika të ngjashme me Tokën”, tha Elisa Quintana, një shkencëtare në Institutin SETI të NASA-së.

“Gjetja e një planeti të ngjashëm në madhësi me Tokën dhe me një zonë të banueshme, është një hap i madh përpara”, përfundoi ajo.

Për fat të keq, ylli të cilit i sillet ky planet është vetëm sa gjysma e diellit tonë dhe planeti duket se e merr vetëm një të tretën e energjisë që ne e marrim nga dielli ynë. Për më tepër, planeti merr rreth 130 ditë për ta përfunduar një rrotullim rreth yllit të tij, që i bie rreth një e treta e orbitës tonë.