Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok

Në fshatin Zagulj në Zubin Potok është gjetur pa shenja jete një mashkull i nacionalitetit serb, të martën në mes ditë.

Lajme

24/01/2018 09:46

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i tij është gjetur pa shenja jete, ndërsa që rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Është gjetur pa shenja jete trupi i pa jetë i viktimës mashkull K/Serb. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/