Gjendet një kishë e çuditshme në formë të pulës (Foto)

Brenda në xhunglën indoneziane gjendet një kishë, e cila ngjan me një pulë.

Fun

14/07/2015 09:22

Struktura e braktisur prej kohësh njihet nga vendasit si Gereja Ayam – ose Kisha e Pulës. Qindra turistë e vizitojnë atë nga kurioziteti.

Por, krijuesi i saj thotë se ajo nuk është as kishë dhe as pulë. Daniel Alamsjah punonte në Xhakarta, rreth 500 kilometra larg, kur krejt papritur pati një vizion hyjnor.

Ai tha se Zoti i kërkoi të ndërtonte një shtëpi për t’u lutur, në formën e një pëllumbi. “Për shkak të besimit tim, njerëzit mendonin se po ndërtoja një kishë,” tha 67-vjeçari.

Gjatë një shëtitje me të shoqen, ai pa këtë vend, që ishte fiks si vizioni në ëndrra. Pasi bleu tokën për 150 euro, nisi ndërtimin e kësaj godine. I gjithë procesi zgjati katër vite.

Fillimisht ajo nisi të funksiononte si qendër rehabilitimi për fëmijët me probleme, për të varurit nga droga dhe ata me çrregullime mendore. Në vitin 2000, për shkak të kostove të mëdha, ajo u mbyll. /mapo

2A7C1A7D00000578-3156330-image-a-41_1436773212578 2A7C1A8F00000578-3156330-Comfortable_One_traveler_described_how_there_are_as_many_as_15_r-a-35_1436773189110 2A7C1A9D00000578-3156330-Vandalised_On_the_walls_inside_youngsters_have_graffittid_bad_wo-a-38_1436773197569 2A7C1A7000000578-3156330-image-a-36_1436773192290 2A7C1AA100000578-3156330-Therapy_Underneath_the_giant_Chicken_Church_are_12_unfinished_ch-a-33_1436773183082 2A7C1AA500000578-3156330-Worship_On_the_upper_floor_of_the_church_is_an_eerie_and_dark_ro-a-37_1436773194761 2A7C1AAA00000578-3156330-Hazard_Visitors_need_to_take_caution_once_they_are_inside_becaus-a-34_1436773184795 2A7C1AAE00000578-3156330-Old_A_travel_blogger_who_visited_the_church_say_some_of_the_pill-a-39_1436773200007 2A7C1ABB00000578-3156330-image-a-40_1436773210482 2A6997FB00000578-0-image-a-26_1436537758411 2A69980D00000578-0-image-m-30_1436537817597 2A69981C00000578-0-image-a-25_1436537756185