Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Pasditen e sotme një person u gjet i vdekur në një banesë e saj në rrugën "Vëllezërit Gërvalla" në Prishtinë.

Lajme

11/10/2018 22:24

Policia e Kosovës bashkë me mjekët emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga ana e mjekut u konstatua se viktima është femër 48 vjeçare, tregon Policia e Kosovës për lajmi.net.

Aktualisht policia është duke i ndërmarrë veprimet hetimore për ta sqaruar rastin, dhe të ndriçojë motivet e tij.

Përpos hetuesve rajonal, në vendin e ngjarjes kane dalë edhe Forenzika rajonale, prokurori i shtetit dhe eksperti mjeko-ligjor.

Trupi i pajetë u dërgua për obduksion derisa me vendim të prokurorit rasti u cilësua si vdekje e dyshimtë.

“Aktualisht policia është ne ndërmarrje e sipër te veprimeve hetimore dhe atyre te ekzaminimit te vendngjarjes me qellim te sqarimit te rrethanave qe karakterizojnë rastin si dhe ndriçimin e motiveve te tij. Ne vendin e ngjarjes përveç hetuesve rajonal kane prezantuar edhe specialist te forenzikës rajonale, prokurori i shtetit si dhe eksperti mjeko- ligjor. Trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion përderisa me rekomandimin e prokurorit te shtetit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Lajmi.net/