Gjenden armë në aeroportin e Tiranës

Tre pako të kompanisë postare “DHL” janë bllokuar në aeroportin e Rinasit, pasi brenda tyre u konstatuan pjesë armësh luftarake.

Lajme

25/08/2017 16:57

Policia njoftoi se pakot u kapën pasi kaluan në skaner, në aeroport, shkruan lapsi.al.

Sipas njoftimit të policisë, kapja e këtyre pakove u bë ditën e djeshme dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Ne kuadër te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojne zbatimin e nje plani te detajuar masash.

Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”,  tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.