Gjashtë muaj burg për Denis MacShane

Ish deputeti dhe ish Ministri Britanik, Denis MacShane u gjet fajtor për mashtrim. Gjykata e dënoi atë me gjashtë muaj burg dhe gjobë prej 1500 funtesh.

Bota

23/12/2013 13:34

Ish deputeti Denis MacShane është dënuar me 6 muaj burg për akuzën për mashtrim, pasi ka pranuar dhe dorëzuar 19 fatura në vlerë prej 12,900 euro.

Ai është deputeti i pestë që është dënuar me burgim pas skandalit të vitit 2009.

MacShane, 65,  ishte një deputet i Punës për 18 vjet dhe ka shërbyer si Ministër i Europës nën qeverisjen e Tony Blair në mes të viteve 2002-2005.

 

Gjykatësi Sweeney tha se MacShane kishte “krijuar qëllimisht fatura çorientuese dhe mashtruese” pandershëm dhe “kondiserohet” i përfshirë në këtë rast.

I rrethuar nga dy oficerë të sigurimit, MacShane, i veshur me një kostum të errët një kravatë të kaltër dhe me syze, tha “gëzuar” atëherë kur iu shqiptua dënimi para se të shtonte në frëngjisht “quelle surprize” (çfarë befasie) përderisa po shkonte drejt bankës së të akuzuarve.

Gjykatësi i tha MacShane “nuk duhet ta fajësoni askënd pos vetvetes” pasi kishte treguar “thyerje flagrante të besimit” në “sistemin tonë të paçmuar demokratik” me “mashtrimin e kalkuluar dhe të përgatitur”.

MacShane duhet të vuajë së paku gjysmën e dënimit në burg. Ai është urdhëruar të paguajë shumën e 1500 funteve brenda dy muajsh.

Gjatë karrierës së tij politike, MacShane ka shkruar disa libra përfshirë edhe një për Solidaritetin, një për ish Presidentin e Francës, François Miterrand, një për Kosovën dhe një për Ted Heath.

Ai formoi Institutin për Politika Europiane në vitin 1992 dhe u bë anëtar i Parlamentit dy vjet më vonë duke u zgjedhur nga Partia Laburiste.

Ai njihet si ministër me pikëpamje pro- evropiane gjatë mandatit të dytë të qeverisjes së Tony Blair, por qe shkarkuar pas zgjedhjeve të vitit 2005.