Gjashtë fëmijë kosovarë me sëmundje në zemër përfituan nga trajtimi i mjekëve amerikanë (Video)

Gjashtë fëmijë kosovarë kanë përfituar trajtime të sëmundjes së zemrës, nga një grup i mjekëve amerikanë të cilët kanë qëndruar për pesë ditë në Kosovë dhe u kanë asistuar mjekëve kosovarë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Lajme

04/12/2015 13:04

Ndihma e mjekëve amerikanë u vlerësua lartë nga drejtues të sistemit shëndetësor të Kosovës. Kurse nga amerikanët, përshirë edhe ambasadorin amerikanë Greg Delawie, u premtua mbështetja edhe në të ardhmen.

Doktoresha Mary Porish nga “For heart and Soul”, tha se gjatë këtyre ditëve që kanë qëndruar këtu, nga 38 fëmijë të cilët kanë pasur për nevojë për intervenime kirurgjike, është intervenuar vetëm te 5 fëmijë, te të cilët kanë mundur të intervenohet në QKUK.

Mery, ka treguar një rast ku një fëmijë kosovar për vendosjen e një stende në zemër, që ka aplikuar për këtë shërbim në Zvicër, i është vendos në Kosovë me në shpenzim afër 300 euro, kurse po të shkonte në Zvicër, sipas saj do ti kushtonte mbi 12 mijë euro.

Usa1

E mbështet për sektorin e shëndetësisë kosovare, por edhe për gjithë vendin, ka premtuar edhe ambasadori amerikanë në Kosovë, Greg Delawie .

Ai madje përmendi edhe faktin që sekretari Jon Kerry ditë më parë gjatë vizitës në Kosovë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kurse ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani duke falënderuar mjekët amerikanë për ndihmën e dhënë tha se ministria që i drejtojë e ka në prioritet Klinikën e Pediatrisë, dhe se më dertimin e spitalit të ri për këtë klinikë do të ofrohen kushte edhe më të mira./lajmi.net.

 

YouTube player