Gjarpri i pangopur, gllabëron dhinë

Një gjarpër, që mund të konsiderohet fare mirë si i pangopur, tentoi të gëlltiste një dhi të madhe, që i ngeci në fyt.

Fun

11/06/2016 04:44

Siç raporton britanikja “Mirror”, “incidenti” ndodhi në fshatin Mallik Sobha në Indi.

Banorët u shtangën kur panë një piton rreth 6 metra të gjatë që kishte mbështjellë trupin e dhisë, në një pyll aty pranë dhe po përpiqej që ta gëlltiste.

10 burra u angazhuan për t’ia hequr zvarranikut dhinë nga goja, por fatkeqësisht, kur ia dolën, kafsha kishte ngordhur.

Sipas banorëve, kjo nuk është hera e parë që pitonët i kanë ngrënë bagëtitë. Vitin e shkuar, falë këtij gjarpri, ata humbën lopë, dele e qingja./tvklan.al

YouTube player