Gjakovë, dy të arrestuar për 18 kg marihuanë

Në orën 6 të mëngjesit të së mërkurës , Policia rajonale e Gjakovës ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 18 kilogramë marihuanë.

Lajme

13/08/2014 17:51

Sipas njoftimit të PK-së, operacioni policor i koduar me emrin “Plantacioni”, ka vënë në pranga B.V. dhe Xh.M., të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.

Gjatë bastisjes në dy lokacione, gjegjësisht prona të të dyshuarve, njësitë policore kanë konfiskuar në cilësi të provave materiale 59 bimë të llojit Kanabis Sativa, me gjatësi nga 50 cm deri në 3 metra, 18 kg e 584.5 gr. substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe 51.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Të dyshuarve pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.