Gjakovë: Arrestohen dy vetë, dhunuan një grua në hotel

Dy burra janë arrestuar në Gjakovë me dyshimin se duke shantazhuar dhe kanosur, kanë futur në veturën e tyre viktimën grua shqiptare.

Lajme

19/03/2015 12:19

Më pas të dyshuarit kishin dërguar viktimën në një hotel dhe njëri nga të dyshuarit e ka detyruar të bëjë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje, raporton PK-ja.