Gent Begolli i AAK-së tregon arsyet pse bëri koalicion me Shpend Ahmetin

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Gent Begolli ka treguar arsyet e lidhjes së koalicionit për bashkëqeverisje me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes.

Lajme

15/12/2017 16:02

Ai me anë të një postimi në facebook ka thënë se kanë hyrë në koalicion për hir të proceseve që kanë të bëjnë me Prishtinën.

“Duke mos dashur të jemi në pozitë të bllokuesit ne si degë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë kemi vendosur qe të lidhim marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje e gjithë kjo për hirë të proceseve qe kanë të bëjnë me zhvillimin e qytetit tone. Prishtina dhe qytetari i Prishtinës mbi te gjitha, ka shkruar Begolli.

Vetëvendosje dhe AAK kanë qenë në koalicion edhe në një pjesë të mandatit të kaluar./Lajmi.net/