Gecaj i kundërpërgjigjet Vulinit: Shqiptarët po shndërrohen në fuqi rajonale

Zëvendës ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj Aleksandr Vulinit që i kishte cilësuar si kërcënuese disa deklarata nga Jonuz Musliu që kishte folur për shqiptarët në Serbi.

Lajme

05/03/2017 20:18

Gecaj e ka cilësuar ministrin e Mirëqenies në Serbi si hipokrit, duke thënë se shqiptarët në rajon po shndërrohen në fuqi, dhe të cilët duhet respektuar, transmeton lajmi.net

“Nëse nuk e ka kuptuar ende, Vulin, po edhe ndokush tjetër, do ta kuptojnë herdo-kurdo se do ta kenë ardhmërinë e zymtë deri atëherë kur të pranojnë se shqiptarët në rajon nuk mund të injorohen më, por po shndërrohen në fuqi rajonale e demokratike e cila duhet medoemos respektuar dhe përfillur”, ka shkruar Gecaj.

Lexo postimin e plotë:

HIPOKRITI VULIN

Ky hipokriti, Aleksandar Vulin, paska konkluduar se deklarata e Jonuz Musliut, se të drejtat e shqipëtarëve në Luginën e Preshevës duhet të mbrohen nga Shqipëria, na qenka e rrezikshme dhe kërcënuese. Nëse nuk e ka kuptuar ende, Vulin, po edhe ndokush tjetër, do ta kuptojnë herdo-kurdo se do ta kenë ardhmërinë e zymtë deri atëherë kur të pranojnë se shqiptarët në rajon nuk mund të injorohen më, por po shndërrohen në fuqi rajonale e demokratike e cila duhet medoemos respektuar dhe përfillur. Sa më shpejt që të kuptojnë këte, aq më mirë për ta, për ne, dhe për tërë rajonin.