Gazeta e Vuçiqit me shpifjen e radhës: Dautin e pret arrestimi, Ramushi dhe Thaçi vetëm dëshimtar

Mediat serbe vazhdojnë t’i përshtaten politikës zyrtare të Beogradit sikur dikur që bënin me politikat e Millosheviqit.

Lajme

22/08/2017 23:53

Të futura në “xhepin” e Aleksandar Vuçiqit, këto media gati çdo shpikin një shpifje të re për Kosovën dhe shqiptarët.

Gazeta më e madhe në Serbi, “Blic”, e cila është shndërruar në një lokomotivë propaganduese dhe shpifëse në numrin më të ri që botohet nesër sërish është marrë me njerëzit kryesorë të UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Në vazhdën e trillimeve dhe manifestimit të urrejtjes për Kosovën, kjo gazetë thotë se “ka zbuluar” se kush do të arrestohet nga Gjykata Speciale e kush do të jenë dëshimtarë.

Sikur edhe më herët, “Blic” i është rrekur pas Daut Haradinajt, Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit.

“Daut Haradinajn e pret arrestimi, Ramushi dhe Thaçi vetëm dëshimtarë”,  është titulli kryesor i ballinës në numrin e nesërm të “Blic”-it.

“Zbulime” të tilla kjo gazetë kishte bërë edhe më herët, mirëpo asnjëherë deri me tash nuk është arritur të konfirmohet ndonjë “zbulim”.

Mendësia e mediave serbe që kontrollohen nga pushteti, e që janë shumica, vazhdon të jetë ende e viteve të Millosheviqit, por tash në shërbim të Vuçiqit dhe klikës së tij që vazhdojnë të kenë qasje kriminale ndaj Kosovës. /Lajmi.net/