Gates të varfërve: Filloni të mbani pula

Multimiliarderi i njohur amerikane Bill Gates ka dalë me një këshillë të çuditshme për të gjithë ata që me të ardhurat e tyre ia dalin të mbijetojnë pranë kufirit të ekzistencës, pra për ata që jetojnë në varfëri ekstreme.

Fun

11/06/2016 20:43

Gates, në një faqe në emrin e tij gatesnotes.com, ka këshilluar të gjithë ata që jetojnë me rreth 2 dollarë në ditë që të fillojnë të mbajnëdhe të rrisin pula.

“Po të isha në gjendjen e tyre, kjo është ajo që do të bëja – do të rrisja pula”, thuhet në një shkrim të tij në këtë faqe.

Kjo, pasi, sipas tij, pulat janë të lehta për t’u përkujdesur për to, janë investim i mirë, ndihmojnë në shëndetin e fëmijëve dhe fuqizojnë gratë.

Janë rreth 1 miliardë njerëz që jetojnë në varfëri ekstreme në të gjithë botën, ndërsa sipas vlerësimeve Gates ka një pasuri prej 79.4 miliardë dollarëve