Gashi: Qytetarët nuk u besojnë opozitarëve, dy nga ta janë milionerë

Pjesëmarrjen e vogël të qytetarëve në protestën e sotme të opozitës kundër qeverisë, e kanë komentuar edhe analistët. Shkëlzen Gashi, thotë se kjo pjesëmarrje justifikohet me faktin se qytetarët nuk u besojnë as opozitarëve, kur ata bëjnë thirrje për “ç’kapjen” e shtetit.

Lajme

18/04/2015 20:36

Gashi në një prononcim për Klan Kosova ka thënë se si t’u besohet opozitarëve kur ata protestojnë kundër korrupsionit, ku dy prej tyre janë milionerë.

a

Ndërsa, duke përmendur një nga kërkesat e protestës, atë për RTK-në, Gashi ka thënë se, edhe këta opozitarë që sot po kërkojnë depolitizimin dhe defamiljarizimin e televizionit publik, do të vepronin njëjtë sikur të ishin në pushtet.

“Si liderët e AAK-së ashtu edhe ata të Nisma-s, kanë familjarë të punësuar në RTK. Ndërsa liderët e Vetëvendosjes nuk do të punësonin familjarët e tyre në televizionin publik, por këtë do ta bënin duke punësuar militantë partiakë”, ka thënë Gashi.