Gashi: Fusnota nuk krahasohet me MSA-në (Video)

Arben Gashi, nga partia LDK, i ftuemi i dytë në emisionin Rrokum Roll, komentoi parandesine e ‘fusnotes’, qe u lakue shume sot ne mbledhjen e ratifikimit te Marreveshjes se MSA, nga ana e opozites.

Lajme

02/11/2015 22:05

“Kosova vjen në këtë marrëveshje ma ndryshe, sepse pesë vendet anëtare të Bashkimit Europian s’e njohin Kosovën. Por kur benefiti asht i madh per Kosovën, fusnota mbetet periferike”.

“Elementi i pare i kesaj marreveshje asht marredhanja tregtare me Bashkimin Europian. Kompanite kosovare mujn me bashkepunue me ato t’Europës. Kjo asht mundesi e mire, sepse Kosova mundet me pase akses ne ekonomine europiane”, analizoi Gashi.

‘Sistem i trefishte’, i quejti Gashi tri misionet nderkombetare te cilat erdhen ne Kosove mbas lufte. Simbas tij, kur institucionet e Kosoves s’kane dasht me u marrë me nji çashtje, ja kane lane në dorë UNMIK’ut, e ndoshta as UNMIK s’asht marr shume me ato çashtje, tgha ai.

“MSA asht marrëveshje e randëshishme, por nuk duhet me përzi me liberalizimin e vizave, janë komplet dy instrumente të ndryshme. Na po dojmë me çdo kusht me hy në BE, e BE na thotë që nëse doni me ardhe, duhet me i plotësue disa kushte, ma s’pari me i rregullue raportet na në mes veti (Kosovë-Serbi)”.

“Serbia, nga perspektiva e vet, po ban kompromise te dhimbshme, sepse qysh e dijmë, Kosova asht ende në Kushtetutën e Serbisë. Serbia e ka kuptu qe ma s’ka kontroll mbi Kosovën dhe gradualisht duhet me kuptue që Kosova asht shtet i pamvarun dhe sovran”, tha Gashi, në temën se Kosova po ban ma shumë kompromise se Serbia rreth marrëveshjeve të nënshkrueme me BE’n.

“Financat e Kosovës s’kane me u bazue ma nga të hyrat e doganave, po nga ekonomia mbrenda në vend. Gjithashtu produktet nga Europa kane me ardhe në kufi me 10% ma lirë se për vendet e tjera, e kjo i ban konkurencë produkteteve të Serbisë”, tha Gashi.

Ne pyetjen se a ka ndrrue qendrim ndaj Thaçit President, ai tha se “ende s’e kam ndryshue vendimin tim, s’kam me votue për Thaçin si President”.

 

“Mendoj që gjuha që po përdoret nga të dyja palët, përdorimi i emnave të kafshëve për zyrtarët politik, asht e papranueshme. Kjo asht nji gjuhë e re që po përdoret nga politikanët, sepse kërkush s’po ndihet komod në Kuvend. E kur s’ndihen komod shpërthen kjo gjuhë”, vleresoi ai.

“Nga mënyra qysh u kompozu koalicioni, e kam prit këtë rezultat”, tha Gashi për sondazhin e organizuem nga UNDP, ku koalicioni nuk del i besueshem.

YouTube player