Gana nuk e ka tërhequr njohjen, akrediton ambasadore në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur lajmin se shteti i Ganës ka akredituar ambasadore në Republikën e Kosovës.

Lajme

06/06/2018 23:20

Pacolli ka deklaruar se Kosova po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rreme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë.

Po ashtu, ai  ka thënë se askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve.
Postimi i plotë:

Gana akrediton ambasador në Republikën e Kosovës…

I nderuar me prezencën e ambasadores së Ganës znj. Salma Frances Mancell- Egalla, e cila të premten do të dorëzojë letrat kredenciale si ambasadore jorezidente në Republikën e Kosovës.
Republika e Kosovës po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rrejshme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë.
Askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve( një lajm i tillë u lansua nga Serbia edhe për Ganën). Njohjet e reja për shtetin e Kosovës nuk do të ndalen./Lajmi.net/