Galeria e Artëve fton vizitorët: Kemi projekte të reja

Galeria e Arteve të Kosovës (GAK), edhe këtë vit do të ketë risi në organizimet kulturore.

ShowBiz

02/06/2017 09:39

Drejtoresha e Galerisë së Arteve, Arta Agani ka theksuar se programi i Galerisë së Arteve të Kosovës (GAK) për këtë vit është i pasur.

Ajo ka theksuar se duhet të kemi vetëdijesim të publikut që të ketë më shumë vizitorë. “Ne e kemi publikun tonë, ka hapësirë për përmirësim”, ka theksuar ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Agani ka folur edhe për projektin që është realizuar me British Council. Ekspozita e artistit kontravers dhe ndërkombëtarisht të njohur britanez, Grayson Perry, të realizuar përmes British Council, është hapur mbrëmë në GAK.

Ajo ka bërë me dije se po kalojnë edhe në formën e edukimit dhe të debateve.

“Është një iniciativë që quhet hulumtime dhe publikime”, ka theksuar Agani.