Galaxy S9 po vjen! Rrjedhin informacione rreth performancave të smartfonit

Samsung Galaxy S9 po vjen! Para premierës së prezantimit kanë dalur fotografitë dhe asgjë më nuk është spekulim.

Auto & Tek

20/12/2017 21:39

Gjithashtu kanë rrjedhur edhe informacione në lidhje me performancat e smartfonit që pretendon të jetë më i miri në treg, transmeton lajmi.net

Smartfonët nga gjigandi Samsung do të jenë Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus.

Telefoni do të ketë bateri më të madhe sesa S8 dhe kapacitet 3200 mAh të baterisë dhe kamerë të dyfishtë.

Tek të dy smarfonët kamera përsëri do të jetë në mes të telefonit, më poshtë do të jetë një sensor i gjurmëve të gishtave.

Variantet janë 4GB dhe 6GB, me një procesor Qualcomm Snapdragon 845 dhe sistem operativ Android 8.0 Oreo.

Ekrani i Galaxy S9 do të jetë 5.8 inç ndërsa Galaxy S9 Plus do të jetë 6.2 inç me rezolucion 1440p./Lajmi.net/