Galaxy Note 9 në test: smartphoni më i mirë i Samsung deri më tani

Note 9 bën gjithçka më mirë se paraardhësit e tij.

Auto & Tek

23/08/2018 15:45

Note 9 pritet të godas tregun me një smartphone që në bazë të cilësive që ai po i shfaq është smartphni më i mirë Samsung ka prodhuar deri më tani, transmeton lajmi.net.

Note 9 është më i madh dhe më i rëndë për se paraardhësit e tij dher ka një bateri gjigante, për të cilën po krenohet edhe vet kompania.

Bateria e Note 9 është 4000 mAh në vend të 3300 mAh.

Procesori është i njëjtë me S9 + . Bashkangjitur me 6 GB RAM të versionit më të lirë të Note 9 (999 Euro, me 512 GB dhe 8 GB RAM 1249 Euro), nuk ka asgjë për t’u ankuar këtu. Përdorimi i telefonit të mençur është i shpejtë dhe lojrat funksionojnë pa probleme.

Nga 128 GB memorie të brendshme, rreth 120 GB janë në dispozicion të përdoruesit. /Lajmi.net/