Gabimet që nuk duhet të bëjnë femrat pasi kryejnë marrëdhënie seksuale

Pasi kryejnë marrëdhënie seksuale, shumë vajza bëjnë disa gabime që dëmtojnë shëndetin e tyre.

Lifestyle

03/05/2017 19:43

Ato duhet të kenë parasysh disa gjëra kryesore për të qëndruar larg infeksioneve apo problemeve të tjera vaginale. Kështu që më poshtë shihni se çfarë duhet të bëni:

Mos urinoni direkt pasi keni kryer marrëdhënie seksuale, pasi mund të merrni infeksione urinare.

Mos përdorni  gjatë dushit vajra ose kremra vaginalë, sepse vagina mund të pastrohet vetë.

Mos u fshihni me letra sepse kështu tërhiqni bakteret mbrapa duke i kaluar në pjesën e pasme të uretrës dhe shkaktoni infeksione.

Mos harroni të pini pilulat e përditshme ose merrni kontraceptivë urgjence për të mos pasur një shtatzëni të padëshiruar.

Për të shmangur shtatzënitë, pasi të keni mbaruar sigurohuni që ai nuk ka ejakuluar.

Mos injoroni gjakderdhjen pas seksit nëse ajo është e vazhdueshme, mund të jetë një tregues i problemeve në qafën e mitrës.

Shumë gra vuajnë nga dhembja “post coital”, e cila vjen si pasojë e thatësisë vaginale. Ato duhet të trajtohen për këtë.

Mos injoroni ngjyrën e urinës suaj, pasi mund të jetë një tregues i infeksioneve të rënda.