Gabimet që i bëjmë gjatë karikimit të telefonit

Të gjithë së bashku si duket kemi bërë mjaft gabime gjatë karikimit të telefonëve tanë, ngase ekzistojnë disa gjëra që i kemi ditur gabimisht ose nuk i kemi ditur fare.

Auto & Tek

25/07/2016 00:44

Është moment i keq kur të mbaron bateria e telefonit, derisa jeni jashtë duke shkëmbyer mesazhe me dikë, por ka një zgjidhje.

Për shumicen prej nesh, jetëgjatësia e baterisë së telefonit është problem i përditshëm, por gabimi është tek ne.

Këtu kemi mbledhur 4 këshilla mjaft me rëndësi për të ruajtur baterinë dhe për të rritur jetëgjatësinë e saj, përcjell lajmi.net

1. Mbushja e shpeshtë e telefonit:

Është mirë që asnjëherë mos të lejoni telefonin tuaj të bjerë deri në 1% të baterisë dhe pastaj të mbushet deri në 100%, ngase kjo e dëmton mjaft shumë baterinë.

2. Mos e leni në karikim gjatë gjithë natës: 

Për shkak të presionit të vazhdueshëm të rrymës, është mjaft e dëmshme për baterinë e telefonit tuaj ta leni në karikim gjatë gjithë natës, kështu që largojeni këtë shprehi.

3. Mos e mbushni deri në 100%:

Nuk është mirë që të mbushni telefonin tuaj në 100%, njëlloj sikurse nuk duhet ta lejoni të bjerë bateria në 1%, sepse kur telefoni rri gjatë në presion të rrymës, bateria dëmtohet dhe hargjohet më lehtë.

4. Mos e leni në “case”, deri sa jeni duke e karikuar:

Mbështjellsi apo ndryshe “case”, i telefonit tuaj nuk është i preferuar për telefonin derisa është duke u karikuar, kështu që largojeni nga mbështjellsi derisa jeni duke e karikuar./lajmi.net