Fyerjet e Mariq revoltojnë profesorët shqiptarë (Video)

Tash që nuk është pjesë e qeverisë së Kosovës, por e asaj të Serbisë, Lubomir Mariq, po e shfaq hapur urrejtjen e tij për shqiptarët.

Lajme

26/04/2017 20:38

Ish-ministri i Administratës Publike, tash ndihmës i drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ofendoi ata edhe për nivelin e arsimit, kur foli për mbrojtjen e Universitetit të Mitrovicës Veriore.

E këto deklarata të Mariqit të bëra një ditë më parë, po i konsiderojnë tepër fyese profesorët e Universitetit të Prishtinës .

Fadil Hysaj ka thënë se bashkë me kolegë të tjerë të tij profesorë hapën shtëpitë e tyre për mësim atëkohë kur Serbia mbylli institucionet arsimore, ndaj të këtillat deklarata i quan vetëm mesazhe politike me interesa të caktuara.

Me fjalët e Mariqit nuk pajtohet as profesoresha e fakultetit juridik Dafina Bucaj, e cila demanton këtë vlerësim të politikanit serb me fakte.

Por sido që ta ketë menduar, Mariq idenë për menaxhimin e Universitetit të Mitriovicës Veriore, ish-zëvendësi i tij shqiptar në qeveri, thotë se ky institucion prapëseprapëdo të hyj në kompetencat e qeverisë së Kosovës.

Mariq muaj më parë u shkarkua nga kryeministri Isa Mustafa në pajtim me Listën Serbe ku ai bënë pjesë.

YouTube player