Futbollistët e Fiorentinës ia dedikojnë fitoren Astorit, pas ndeshjes të gjithë shtrihen në fushë dhe qajnë

Fitorja e Fiorentinës ndaj Benventos i është dedikuar kapitenit të tyre, tashmë të ndjerë, Davide Astori.

Sport

11/03/2018 17:55

Fiorentina ka fituar ndeshjen e javës së 28-të të Serie A ndaj Beneventos me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 25-të dhe u shënua me kokë nga zëvendësuesi i Astorit, Vitor Hugo.

Hugo këto gol ia dedikoi ish-bashkëlojtarit dhe kapitenit të tij, duke festuar me një fanellë të tij të duar.

Megjithatë, jo vetëm goli, por edhe fitorja iu dedikua ish-mbrojtësi italian, Astori.

Kjo pasi të gjithë futbollistët e Fiorentinës pas ndeshjes u shtrinë në tokë dhe nuk mund t’i ndalnin lotët.

Këta ishin lot gëzimi nga lojtarët pasi arritën të fitojnë dhe t’ia dedikojnë këtë fitore pas gjithë atyre emocioneve pas vdekjes së shokut të tyre.

Pamjet e futbollistëve me lot në sy dhe duke falënderuar tifozët nuk dojnë shumë koment. /Telegrafi/