Arrestohet i dyshuari pasi rrah policin

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës së tij.

Lajme

30/05/2016 10:52

Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe i është ofruar trajtim mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari pasi është arrestuar është dërguar në mbajtje./lajmi.net