Fury humb titujt WBO dhe WBA
Tyson Fury ka humbur titujt e kampionit të botës në kategoritë WBO dhe WBA në boks.
Sport
Tyson Fury ka mbetur pa titujt e kampionit të botës në kategoritë WBO dhe WBA në boks, për t’u përqendruar në rikuperimin e tij.
28-vjeçari pranoi përdorimin e kokainës në luftën kundër depresionit dhe dukej se do ta humbas edhe licencën e boksit.
Ai nuk ka boksuar nga fitorja ndaj Wladimir Klitschkos në nëntor të vitit 2015, duke u tërhequr dy herë nga data e revanshit, përcjell “Lajmi.net”.
Vendimi shton mundësinë e një ballafaqimi mes Joseph Parker dhe Andy Ruiz për brezin e kampionit në versionin WBO.