FSK do të ketë mbështetjen e marinsave amerikanë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do të mbështetën nga marinsat amerikanë. Këtë zotim e ka dhënë Sekretari amerikan i forcave detare, Ray Mabus i cili po viziton Kosovën.

Lajme

23/06/2015 14:17

Ai gjatë në një konferencë për media ka deklaruar se SHBA mirëpret zgjerimin e rolit të marinsave amerikanë me FSK-në

”Ushtria jonë do të jetë e përkushtuar për bashkëpunim me FSK-në. Mirëpresim zgjerimin e rolit të marinsave amerikan me FSK-në. Marinsat tanë janë të shkëlqyeshëm dhe se bashkëpunimi do të jetë në nivel”, ka deklaruar Maybus.

Sekretari amerikan i Forcave Detare dje ishte edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të një vizite zyrtare në vendet e Ballkanit.