Frymë e stuhi e fortë në Prizren /VIDEO

Erërat e forta e kanë kapluar sot territorin e Kosovës.

Lajme

24/09/2018 17:50

Disa nga qytetet kryesore të Kosovës, por edhe fshatrat përreth u ballafaquan që nga mëngjesi me stuhi, të cilat shkaktuan edhe dëme materiale.

Njejt po ballafaqohet edhe Prizreni në këto momente ku stuhia e fortë, siç shihet edhe në videon më poshtë, po pamundëson qarkullimin e veturave.

Komuna ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, përcjell lajmi.net.

Ndryshe, shkaku i erërave në kryeqytet, përpos dëmeve materiale edhe një person u lëndua.