Francezët nuk e duan Benzeman

Karim Benzema nuk e ka të sigurtë vendin në Kombëtaren e Francës, për Kampionatin Evropian të këtij viti

Sport

28/02/2016 12:13

Në bazë të rezultateve të dala nga një anketë të publikuar sot nga radio RTL, Karim Benzema është i padëshirueshëm nga tifozët e Francës.

Shtatë në 10-të francezë nuk e duan Karim Benzeman në Kombëtaren e Francës për ‘Euro 2016’, pas skandalit me videon e Valbuenas, përcjell Lajmi.net.

Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se tre muaj deri në Evropian, 78% e francezëve nuk besojnë se trekolorët do ta fitojnë këtë kompeticion.