Fraksionet palestineze i japin fund rivalitetit në Gaza

Hamas dhe Fatah kanë nënshkruar një marrëveshje historike në Kajro, që ka për qëllim përfundimin e rivalitetit në mes të këtyre dy fraksioneve palestineze.

Bota

12/10/2017 20:23

Marrëveshje parashikon kontrollin administrative në Rripin e Gazës, nën grupin Fatah të mbështetur nga qeveria.

Egjipti ishte lehtësuesi i këtyre bisedimeve për rregullimin e marrëdhënieve në Kajro.

Palestinezët në Gaza dhe West Bank janë udhëhequr ndarazi që kur filluan përleshjet e para në mes të këtyre dy grupeve, në vitin 2007.

Marrëveshja e re përfshinë edhe kontrollimin e kufirit në mes të Gazës dhe Egjiptit, nga grupi Fatah i mbështetur nga qeveria, ndërsa përgjegjësitë administrative do ti marrin në dhjetor të këtij viti.

Gjithashtu në këtë muaj do të vendosen edhe forcat e sigurisë në Rripin e Gazës.