Fotografia që Ramiz Lladrovci s’do të dëshironte kurrë t’i publikoje

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci përveç punës së tij në komunë, shpesh është bërë pjesë e medieve edhe për veprimet e tij të çuditshme.

Lajme

18/07/2018 15:03

Një veprim të pahijshëm Lladrovci e ka bërë edhe këto ditët e fundit, duke u fotografuar me gishtin e mesit midis sheshit në Drenas, shkruan Magazina.al

Në një fotografi që një qytetar e ka dërguar në redaksinë e Magazina.al, i pari i Komunës së Drenasit, shihet duke e quar gishtin e mesit teksa fotografohet në shesh ku po mbahet tash e disa ditë manifestimi “Muaji i mërgatës”.

Se kë e ka “përshëndetur” Lladrovci kështu, ende nuk dihet.