Fotografia e vogëlushit të pastrehë duke i bërë detyrat nën dritën e MCDonald’s bën xhiron e botës

Fotografia e një djali të pastrehë në Filipine, i detyruar t’i bëjë detyrat e shtëpisë në një trotuar nën dritën e McDonald’s është duke bërë xhiron e botës.

Fun

09/07/2015 11:31

Një fotografi e një djali të pastrehë në Filipine i cili përdorte dritën e një restoranti të McDonald’s për të bërë detyrat e shtëpisë në trotuar është bërë hit në rrjetet sociale.

Daniel Cabrera u fotografua nga Joyce Torrefranca, një studente e mjekësisë, transmeton Lajmi.net.

Ajo e postoi fotografinë në Facebook, duke thënë se Daniel e inspiroi atë që të punojë më fort. Fotografia filloi shumë shpejtë të shpërndahet në rrjetet sociale, duke bërë kështu që shumë njerëz të reflektojnë.

Shtëpia e Danielit ishte djegur dhe babai i tij i kishte vdekur. Ai shpesh është parë duke kërkuar para me nënën e tij në disa zona, por kjo fotografi tregon një vendosmëri për t’u arsimuar, transmeton Lajmi.net.

Screenshot_6

“Si studente, ai më frymëzoi për të punuar më shumë. Jam me fat që prindërit e mi ishin në gjendje për të më dërguar në shkollë. Ky vogëlush më ka shokuar,” thotë Torrefranca për Rappler.

Njëri nga mësuesit e Danielit, Rosalina Detuya, e përshkruan atë si një “fëmijë të lumtur”. “Ai është gjithashtu inteligjent dhe përgjigjet gjatë diskutimeve në klasë, ai me të vërtetë është i zgjuar,” thotë ajo.