Foto ekskluzive: Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nga presidenti Thaçi

Në Presidencën e Kosovës është në proces e sipër dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet joshumicë në Republikën e Kosovës.

Lajme

24/10/2017 11:23

Ky dekretim po bëhet nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmi.net ka siguruar fotografitë brenda sallës ky po bëhet dekretimi dhe betimi në Kushtetutën e Republikës së Kosovës nga gjyqtarët dhe prokurorët serbë.

Sipas një deklarate të Presidencës të lëshuar më herët gjatë ditës, dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Kosovës i ndërmarrin për të arritur një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.

Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015. /Lajmi.net/