Foshnja u shpëtua nga varri, tre ditë pasi nëna e kishte lënë të vdiste (Foto)

Kjo foshnje ka shpëtuar mrekullisht, pasi ishte varrosur në një gropë-varr për tri ditë. Por si e groposi nëna afrikane atë? Ajo ofron një arsye qesharake.

Fun

22/04/2017 20:32

Kur punëtorët në fabrikë, dëgjuan foshnjen të qante, ata shkuan të shikonin për të.

Në fund, ata gjetën një foshnje e cila ishte varrosur gjallë. Pasi foshnja u shpëtua, ata shkuan të konfirojnë arsyen pse ishte lënë foshnja e vetme aty dhe kuptuan se nëna e tij e kishte lënë tre ditë më parë që të vdiste, transmeton lajmi.net

Nëna 25 vjeçare gjithashtu punon në një fabrikë në qytetin Paddock. Ajo rrëfeu për policinë se e kishte varrosur foshnjen e saj me rërë dhe lëndë druri nga fabrika.

Ajo tha se frikësohej se prindërit do të dëshpëroheshin nëse do ta kuptonin se ajo do të kishte një fëmijë të dytë.

“Ishte fëmija i saj i dytë, fëmija i parë kishte mbushur katër vite, dhe ajo ndjeu se prindërit nuk do të lejojnë një tjetër fëmijë,” tha kapiteni Gerald Mfeka për Daily Mail.

Foshnja u dërgua në kujdesin intensiv në spitalin regjional. Nëna e saj gjithashtu u dërgua në spital, por më vonë u lirua. Nuk është e dituyr nëse ajo do të fajësohet për krimin, apo nëse do të lejohet ta shohë fëmijën e saj në të ardhmen. /Lajmi.net/