Foshnja gjendet e vdekur në tualetin e aeroportit, nëna tregon pse e kishte braktisur atje

Një foshnje ka vdekur në tualetin e aeroportit për një arsye tejet banale dhe jo njerëzore.

Bota

16/11/2016 23:22

Policia ka arrestuar nënën e re, pasi fëmija i saj u gjet i vdekur në një kazan në një nga toaletet e aeroportit – dhe nëna thuhet se e ka pranuar fajin duke e lënë fëmijen atje për të mos e humbur fluturimin.

Foshnja ishte në qese plastike në koshin e plehërave në tualet kur pastruesja e aeroportit e ka gjetur. Ngjarja ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar Të Vjenës, ku edhe nëna është gjetur e mbuluar me gjak duke pritur, transmeton lajmi.net

Nigerianja 27 vjeçare ishte duke fluturuar për Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë. Ende nuk është konstatuar shkaku i vdekjes edhe pse 27 vjeçarja pohon se fëmija i saj ishte i vdekur, përkundër raportimeve se fëmija vdiq në spital.

Sipas Kodit Penal austriak – neni 79, vepra mund të dënohet nga gjashtë deri në pesë vjet burgim. Ekzaminimet për hulumtimin e vdekjes kanë filluar./lajmi.net