Forcat izraelite vrasin palestinezin 13-vjeçar

Një palestinez trembëdhjetë vjeçar është vrarë në Bregun Perëndimor ndërsa policia izraelite ka raportuar për një rast të ri të sulmit me thikë ndaj civilëve në veri të Izraelit.

Bota

11/10/2015 21:41

Sipas zyrtarëve të spitalit në Ramallah, një adoleshent u vra pasi ai u qëllua në kokë, qafë dhe gjoks nga forcat izraelite. Policia izraelite nuk ka raportuar menjëherë për incidentin.

Policia fillimisht ka deklaruar se dy izraelitë janë therë me thikë pranë Haderas ndërsa mjekët kanë thënë se njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

Sot gjatë orëve të paradites Ministria palestineze e Shëndetësisë, njoftoi se një grua shtatzënë dhe vajza e saj dy-vjeçare u vranë në një sulm ajror të Izraelit. Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër një fabrikë për prodhimin e armëve të grupit islamik Hamas./arbresh.info