Flet kandidati për Kuvend Komunal i cili bëri fushatë për numrin e gabuar

Driton Syla, kandidati për asambleist nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në ditën e votimeve ka marrë rrugë për Prishtinë.

Lajme

23/10/2017 20:54

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ai kërkoi llogari pse emrin e vet nuk e gjeti në numrin rendor 19 ashtu siç ishte certifikuar.

Syla, po beson se është dëmtuar për shumë vota, ashtu si edhe 14 kandidatët e tjerë, të cilëve iu ndërrua numri rendor në listë.

Mirëpo në KQZ po thonë se për këto ndryshime janë njoftuar me kohë zyrtarët e partisë ku bën pjesë Syla.

YouTube player