Fjalët prekëse të Flaka Krelanit për mikun e ndjerë: Nuk mundem me besu që nuk je..

Basisti i grupit Jericho, Suad Jamini, ka ndërruar jetë para dy ditësh.

ShowBiz

16/06/2018 11:23

Lajmin për vdekjen e Jaminit e kishte konfirmuar familja e tij, ku u mësua se ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan lajmi net.

Vdekja e tij i ka tronditur të gjithë artistët e skenës muzikore shqiptare e posaqërisht ata që e njohën nga afër Suadin.

Së fundmi, është kjo Flaka Krelani e cila ka publikuar një fotografi të Suadit në Instastory, gjersa thotë këto fjalë prekëse për të.

“Ah bre suki.. Pusho i qetë vlla, edhe pse nuk mundem me besu që nuk je. Do të na mungosh gjithmonë, prezenca jote performancat e tua të plota”, ka shkruar ajo sipër imazhit. /Lajmi.net/