Fitore e madhe e Shqipërisë, do të qesheni çfarë kanë bërë mediat në Izrael (FOTO)

Mediat izraelite kanë 'vajtuar' humbjen e madhe nga Shqipëria.

Sport

12/06/2017 08:37

“Kjo është një nga humbjet më turpëruese në historinë e ekipit kombëtar dhe publiku iu përgjigj me vërshëllima”, shkruan “Ynet”. “Shqiptarët dukeshin më kërkues dhe më të përgatitur për këtë ndeshje.

Kjo ishte mungesë respekti ndaj ‘Sami Ofer’. Ekipi kombëtar ka prekur një nga pikët më të ulëta të historisë së tij”, shkruan “Panorama Sport”.

Ndërkohë, portali “One” i ka vënë thjesht titullin “Turpërim kombëtar” artikullit për ndeshjen, ku thekson se si Izraeli ishte një skuadër shumë e dobët në fushën e lojës. Njëkohësisht, e cilëson suksesin shqiptar “një hakmarrje të shërbyer të ftohtë”, që i kushtoi vendin e tretë Izraelit.