Fitoi veturë pasi nuk mungoi asnjë ditë në shkollë

Një nxënëse e shkollës së mesme është shpërblyer me veturë të re Touota Scion, pasi arriti që të mos mungojë në shkollë për asnjë ditë të vetmë gjatë katër vjetëve.

Fun

16/02/2017 16:04

 

Stormy Brewe është zgjedhur fituese në mënyrë të rastësishme përmes programit “Paguhet për të qëndruar në shkollë”.

Çdo vit shkollor sfida i  ofrohet shkollave lokale dhe këtë vit 1.200 studentë kanë marrë pjesë në këtë test.

Nga ky numër rreth 240 ishin të sukseshëm dhe emrat e tyre ishin të vendosur në kapelë.

Nga aty më pas është përzgjedhur një fitues, derisa 55 studentë u shpërblyen në bursa 1.0000 dollarëshe.