Fisnik Ismaili- Boiken Abazit: Ai është qytetar i Kosovës, aq sa jam unë deputet i Shqipërisë – Lajmi.net
Fisnik Ismaili- Boiken Abazit: Ai është qytetar i Kosovës, aq sa jam unë deputet i Shqipërisë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:40, 14 March 2018
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka reaguar ndaj akuzave të aktivistit të kësaj lëvizje, Boiken Abazi, i cili tha mbrëme se të gjithë ata që u larguan nga Vetëvendosje të cilët me votat e këtij subjekti u bënë deputetë, kanë kryer siç e quajti ai, “një hajni të kulluar politike”.

Fisnik Ismaili ka replikuar me njërin nga lexuesit në postimin e tij të fundit në rrjetin social, Facebook, lidhur me çështjen e aktivistit nga Tirana, Boiken Abazi, shkruan lajmi.net.

“Nuk më paske kuptue, tybe. Boikut kurrgja s’i thashë, pos një të vërtete:
Ai është qaq qytetar i Republikës së Kosovës, qaq sa jam unë deputet i Republikës së Shqipërisë.” shkruan Ismaili në Facebook.

Ndryshe, dje gjatë mbrëmjes, Boiken Abazi, kishte hedhur akuza të ashpra ndaj deputetëve të cilët dhanë dorëheqjen e tyre nga pozitat në Vetëvendosje, duke i cilësuar ato si sjellje të ulta politike.

“Të gjithë ata që mbajnë padrejtësisht mandatet e fituara nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, aktivistët e së cilës kanë derdhur djersë e kanë sakrifikuar, ndërkohë që Lëvizja ka investuar para për fushatat e tyre, pra të gjithë këta që hoqën dorë nga detyrimet pas zgjedhjeve për të ruajtur vetëm privilegjet, mund të konsiderohen pa asnjë drojë si persona që kanë kryer një hajni të kulluar politike – se ç’kontribut kanë dhënë për shoqërinë përpara se ta kryenin këtë hajni politike nuk ua justifikon hajninë! Të gjithë ata që e quajnë këtë etiketë të tepruar, le të shkojnë e t’ia shpjegojnë aktivistëve dhe votuesëve të Lëvizjes pse u desh të derdhin gjithë atë mund për këtë lloj hajnie politike. Sigurisht që do të mbetem përherë kundër ofendimeve dhe etiketimeve bosh, por do të mbetem edhe më i përkushtuar për t’i vënë sjelljeve të ulta politike emrin e saktë identifikues të tyre!” shkruante Boiken Abazi.

Ndërkohë, grupi i të dorëhequrve nga ky subjekt po përflitet se do të formojnë një grup të ri parlamentar, mirëpo që zyrtarisht ende nuk kanë dërguar kërkesën në Kuvend./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO